Leutrim Retkoceri: Nuk ka kapje të Ndërmarrjeve Publike, ka menaxhim më të mirë sesa qeveritë e kaluara në Prishtinë
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike janë në koalicion qeverisës në Prishtinë.
Leutrim Ratkoceri që është këshilltar komunal në Prishtinë nga radhët e PDK-së ka thënë se kryetari aktual gjatë vitit 2022 nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë, për shkak se buxheti ka qenë i dizajnuar e hartuar nga qeveria e kaluar.
Sipas tij me buxhetin e vitit 2023, saktësisht do të dihen projektet që do të realizohen në Prishtinë.
Sigurisht se i ka dal në përkrahje kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, për shkak të koalicionit më partinë që përfaqëson.
Ai më shumë ka folur për projektet që i takojnë drejtorive që udhëhiqen nga PDK, shkruan Blic.
Retkoceri i është përgjigjur edhe akuzave të VV dhe Nisma, sa i përket ndarjeve dhe kapjeve të ndërmarrjeve publike.
Sipas tij, nuk ka kapje nga PDK e LDK të këtyre ndërmarrjeve, por vetëm menaxhim më të mirë sesa në qeveritë e shkuara.
“Tani më qeverisja në Prishtinë, ka adresë politike, është koalicioni LDK – PDK dhe ky koalicion ka dal triumfues dhe e di që opozita nuk e kapërdinë këtë punë aq lehtë. Sa i përket kapjeve, unë flas në emër të PDK-së, se nuk ka ndodhur asnjë llojë kapje, ka një udhëheqje dhe një menaxhim që e mbikëqyrin dy aksionarët e PDK në 4 ndërmarrje që udhëheqim me to, NPB, Trafiku Urban, Hortikultura, në të cilën ndërmarrje ka plot problem e që do të jenë mundësi për t`u zgjedhur. Opozita është preokupim, sepse e kanë parë se si kanë qeverisë dhe qytetarët i dhanë mesazhin e duhur”, thotë ai.