Leutrim Sahiti emërohet shef i kabinetit të kryetarit të Skenderajt
08 janar 2020
| 21:02
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka emëruar shef të kabinetit Leutrim Sahitin.
“Kam emëruar Shef të Kabinetit tim, Leutrim Sahitin, master i Sociologjisë dhe Politolog i diplomuar, ish Këshilltar Politik dhe Zëdhënës në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor”, ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
Ai ka thënë se Leutrimi ka qenë kryetar i Kuvendit Rinor të Kosovës dhe aktivist i shoqërisë civile. “Ai është njohës i problemeve sociale në vend. Profesionalizmi dhe përvoja e tij do të jenë në shërbim të komunës dhe qytetarëve të Skenderajt”, ka shkruar Jashari.