Levante me Bardhin e Boatengun ia ndalin hovin rekord Barçës
13 maj 2018
| 23:13
Barcelonës i është ndërprerë seria e ndeshjeve pa humbje. Ka qenë Levante ajo që e ka mposhtur gjigantin e futbollit spanjoll, me një “festival golash”.
Barça që nuk njihte humbje këtë sezon, dhe në përgjithësi në 43 ndeshjet e kaluara në La Liga, duke shënuar kështu rekord, është gjunjëzuar para Levantes.
Ka qenë Enis Bardhi me dy gola dhe Emmanuel Boateng me tri të tjera që kanë prishur serinë e katalonasve.
Rezultati përfundimtar i takimit ishte 5 – 4, ndërsa për Barcelonën shënuan tri herë Coutinho dhe njëherë Luis Suarez.