
Levante do ta huazojë Sadikun te Lugano
11 dhjetor 2018
| 12:33
Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, në afatin kalimtar të janarit mund të ndryshojë skuadër.
“Corriere del Ticino” raporton se sulmuesi kuqezi mund të rikthehet te skuadra e Luganos në Zvicër në mënyrë që ta rikthejë formën e dikurshme. 27-vjeçari që është pjesë e skuadrës së Levantes është në fazën e fundit të rikuperimit.