Levante nuk lejon largimin e Sadikut
14 janar 2019
| 14:09
Armando Sadiku u bë ëndrra e madhe e këtij afati kalimtar për Luganon. Rikthimi nga periudha e dëmtimit dhe mundësitë minimale për aktivizim te Levante i bënë zviceranët që të shtonin shpresat për të rikthyer në ekip sulmuesin kuqezi.
Mirëpo, së fundmi është një njoftim në prestigjiozen spanjolle “Marca”, që bën me dije se sulmuesi nuk largohet. “Në momentin që po rikuperohet plotësisht, Levante duket se e ka hequr nga lista e merkatos.
Referuar spanjolles ‘Marca’, sulmuesi shqiptar nuk do të lërë Valencian këtë periudhë transferimesh, duke parë edhe që drejtuesit e Levantes duan t’i japin një shans, duke besuar në vlerat e tij”, ka shkruar “tio.ch”.