
Levante nuk llogaritë në Sadikun
18 gusht 2019
| 17:43
Karriera e Armando Sadikut është në rrezik, pasi mund të mos marrë asnjë minutë në 6 muajt e parë te Levante.
Elbasanasi nuk ka gjetur ekip të ri dhe duket se do të mbetet në Spanjë, aty ku trajneri Paco Lopez nuk e do në skuadër.
Numri një i stolit ia ka bërë të ditur, por sërish futbollisti i kombëtares nuk ka gjetur skuadër të re. Ai nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të grumbulluar nga tekniku për ndeshjen e parë të kampionatit.