Levante rinovon për 10 vite me Jose Luis Garcia

10 qershor 2022 | 12:48

Levante këtë sezon ra nga La Liga dhe aktualisht ka bërë diçka të rrallë në futboll, për të mos thënë që nuk ka ndodhur asnjëherë.

Klubi valencian ka rinovuar kontratën me mesfushorin Jose Luis Garcia ose siç e njohin ndryshe Pepelu për 10 vite. Diçka e rrallë në futboll, mbase edhe e pa dëgjuar më parë, por 23-vjeçari do të vijojë të luajë deri në moshën 33-vjeçare nëse do të dëshirojë të respektojë kontratën e tij deri në fund.

Firma është hedhur deri në vitin 2032. Gjatë sezonit që përfundoi Pepelu u aktivizua në total në 29 ndeshje në La Liga duke mos shënuar dhe dhuruar dot asnjë asistime.

 

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari e Gjermanisë, Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët…