Levante shkarkon trajnerin

04 tetor 2021 | 13:30

Nisma e keqe e sezonit në La Liga, solli reagimin e skuadrës së Levantes, e cila sot shkarkoi trajneri Pako Lopez. Skuadra, ku luan Enis Bardhi, nuk njeh fitoren në 8 ndeshje e fundit dhe aktualisht është në zonën e rrezikut.

Skuadra spanjolle, katër herë barazoi dhe po aq herë regjistroi edhe humbjet, me çka detyroi drejtuesit e klubit të ndërprenë bashkëpunimin me trajnerin 54 vjeçar.

Pako Lopez, ishte pjesë e Levantes nga muaji mars i vitit 2018, ndërsa suksesin më të madh e regjistroi vitin e kaluar, kur Levante ishte pjesë e gjysmëfinales në Kupën e Spanjës. Kujtojmë se ky është ndërrimi i parë i trajnerit në këtë sezon të La Ligës, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se njëjtë mund të ndodh edhe te Granada e Barcelona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka prezantuar sot…