Leverkusen: Wirtz nuk është në shitje

14 prill 2025 | 16:40

Florian Wirtz do të qëndrojë në Bayer Leverkusen edhe sezonin e ardhshëm.  Lajmin e konfirmuan drejtuesit e klubit gjerman.

Drejtori i klubit Fernando Carro tha për “Sky” se ka një probabilitet shumë të lartë që 21-vjeçari të qëndrojë në Bayer përtej sezonit aktual.

“Ai ka një kontratë me ne”, tha Carro, duke iu referuar kontratës së mesfushorit, e cila është e vlefshme deri në vitin 2027.

“Financiarisht, nuk ka asnjë problem mes nesh. Është gjithashtu e mundur që të vijë një ofertë nga një klub ku ai nuk dëshiron të shkojë”, shtoi drejtori i Bayer.

Wirtz, i cili u kthye në skuadër për herë të parë pas një pushimi pesë-javor pas dëmtimit, kohët e fundit ishte përmendur vazhdimisht si lojtari i ëndrrave të Bayern Munich dhe gjithashtu është lidhur me një lëvizje te Manchester City.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të…