Leverkuseni eviton humbjen në “frymën e fundit”
27 prill 2024
| 21:48
Të mos pësosh disfatë në momentet e fundit është shndërruar në një gjë të zakonshme te kampioni i ri gjerman, Bayer Leverkusen.
Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso barazoi 2:2 me Stuttgartin, në kuadër të javës së 31-të në Bundesligë.
Stuttgarti ishte duke avancuar 0:2, por arriti të barazonte në minutën e shtatë shtesë të ndeshjes.
Tani Bayer Leverkusen ka shkuar në 46 ndeshje pa humbje në të gjitha garat këtë sezon.