Leverkuseni i Granit Xhakës, fiton derbin kundër Leipzig
Skuadra e Bayer Leverkusen ka shënuar një tjetër fitore, pasi mposhti me spektakël RB Leipzig 2:3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Bundesliga.
Skuadra vendase e nisi mrekullisht ndeshjen, pasi me golin e Xavi Simons kaluan në epërsi të parët, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, ekipi i Xabi Alonsot u tregua më e fortë dhe arriti t’i arkëtonte tri pikët.
Fillimisht për 1:1 shënoi Tella në minutën e 47’të. Por vetëm pak minuta më pas, RB Leipzig kaloi në epërsi 2:1 me golin e shënuar nga Openda.
Në minutën e 63’të futbollisti Tah barazoi sërish shifrat 2:2, kurse golin e fitores e shënoi Hincapie në sekondat e fundit të ndeshjes.
Granit Xhaka dhe trajneri Xabi Alonso me skuadrën gjermane mbesin pa humbje këtë sezon në të gjitha garat. Në Bundesliga ata tani kanë grumbulluar 48 pikë në pozitën e parë.