Leverkuseni i pandalshëm në Bundesliga, fiton ndaj Leipzigut
20 janar 2024
| 21:35
Bayer Leverkuseni ka vazhduar me rezultate fantastike këtë edicion në kampionatin gjerman, Bundesliga.
Leverkuse arriti fitore në derbi krejt në fund kundër Leipzigut me rezultatin 2:3 në një ndeshje fantastike.
Të besuarit e Xabi Alonsos e gjetën veten dy herë në disavantazh, por dy herë barazuan dhe në fund shënuan edhe golin e fitores.
Për Leipzigun shënuan Xavi Simons (7’) dhe Louis Opena (56’).
E për Leverkusenin realizuan Nathan Tella (47’), Jonathan Tah (63’) dhe Piero Hincapie (90+1’).
Në këtë takim luajti edhe Granit Xhaka që i mbylli 90-të minutat.
Leverkuseni mbetet lider në Bundesligë me 48 pikë, shtatë më shumë se Bayerni që ka dy ndeshje më pak, kurse Leipzigu është i katërti me 33 pikë.