Leverkuseni i Xhakës në Ligën e Evropës
Bayer Leverkusen ka vazhduar formën e mirë duke mposhtur me rezultat të thellë skuadrën Hacken të Suedisë. Wirtz (10’), Adli (16’), Boniface (66’) dhe Hofman (70’) shënuan katër golat për Bayer Leverkusen
Bayer Leverkusen i Granit Xhakës e ka nisur mirë aventurën e tyre në Ligën e Evropës duke fituar me rezultat 4-0 kundër skuadrës suedeze, Hacken.
Skuadra gjermane është në një formë të mirë ku nuk ka humbur në pesë ndeshje në sezonin e ri, derisa mori edhe një barazim në Allianz Arena në ndeshjen e tyre të fundit kundër Bayern Munchen.
Minuta e 10 shënoi golin e parë në këtë sfidë kur Wirtz shënoi gol për Bayer pasi që ishte asistuar nga Boniface.
Gjashtë minuta më vonë, Bayer Leverkusen gjeti përsëri golin.
Ishte një pasim i mahnitshëm i Granit Xhakës që e lexoi lëvizjen pa top të Adlit. Ky i fundit e shfrytëzoi pasimin e Xhakës dhe shënoi për rezultat 2-0.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat derisa në pjesën e dytë Leverkusen ishin prapë më të mirë. Adli asistoi të Boniface i cili shënoi golin e tretë për Bayerin.
Rezultatit 4-0 i vuri vulën Hogman që shënoi në minutën e 70-të i asistuar nga Wirtz. Granit Xhaka në këtë ndeshje luajti 77 minuta derisa u zëvendësua nga Xavi Alonso me Andrich.
Bayer Leverkusen prin në grupin H me 3 pikë, aq sa ka edhe Qarabag që është në vendin e dytë dhe mposhti sot Molden me rezultat 1-0.