Leverkuseni mendon ta huazojë Diabyn
03 tetor 2019
| 13:49
Moussa Diaby u ble në verë për ta zëvendësuar Julian Brandt te Bayer Leverkuseni, por duket se gjërat janë shumë larg asaj që pritej për 20-vjeçarin francez.
Ish-sulmuesi i Paris Saint Germainit nuk po përshtatet në një skuadër ku ka shumë konkurrencë, si te Leverkuseni, dhe ka luajtur vetëm 41 minuta në kampionat, teksa drejtuesit po mendojnë që tani ta zgjidhin këtë situatë.
Diaby pritet të huazohet në janar në një ekip që i garanton vendin e titullarit e nuk përjashtohet edhe kalimi në Bundesligën II në ekipe të rëndësishme si Hamburg, Nuremberg apo Stuttgart.