Leverkuseni ndalet ndaj Monchengladbachut

27 janar 2024 | 21:44

Bayer Leverkusen nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Borussia Monchengladbach në duelin e vlefshëm për javën e 19-të të Bundesliga-s.

Vendasit patën raste të shumta për të shënuar, por nuk ia dolën që të finalizonin siç duhej. Pavarësisht tentativave në fund gjithçka u mbyll me barazim pa gola, me Leverkusen që kryeson Bundesliga-n me 49 pikë, dy më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë.

Borussia Monchengladbach nga ana tjetër renditet në vend të 12-të me 21 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona bie në shtëpi, teksa u shkatërrua me rezultatin 3-5…