Leverkuseni ndalet ndaj Werderit, Schalke merr fitoren e parë pas 15 javësh
Pas humbjes së Bayern Munchen në transfertën ndaj Borussia Monchengladbach, Bayer Beverkusen humbi sot një mundësi të artë për t’iu afruar kreut, pasi nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në sfidën ndaj Werder Bremen në “Bay Arena”.
Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Toprak në fillim të pjesës së dytë, ndërsa ish sulmuesi i Milanit, Patrick Schick ishte ai që shmangu humbjen për “aspirinat”, pasi shënoi golin e barazimit në minutën e 70-të.
Schalke pas 15 javësh më në fund ka shijuar fitoren e parë në Bundesligë duke mundur 4-0 Hoffenhaimin, në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Gelsenkirchen”.
Sulmuesi 19-vjeçar amerikan Mattheë Hoppe ishte protagonist i padiskutueshëm për Schalken, pasi arriti të shënojë tre golat e parë të ndeshjes, duke mbyllur llogaritë, ndërsa goleadën e kompletoi 23-vjeçari maroken Amine Harit.