
Leverkuseni nuk vendos pengesa për Alonson
22 prill 2025
| 11:01
Fernando Carro, CEO i Bayer Leverkusen foli për lamtumirën e mundshme të trajnerit Xabi Alonso, i cili mund të marrë drejtimin e Real Madridit.
“Ka një marrëveshje zotërinjsh – janë fjalët e drejtorit gjerman. Nëse një klub për të cilin ai ka luajtur vjen për të negociuar, ne do të ulemi dhe do të flasim pa vënë pengesa. Ne tashmë po planifikojmë përgatitjen dhe skuadrën me Xabi Alonson. Nëse ai do të largohej në fund, ne duhet ta sqarojmë me të në javët e ardhshme. Nuk mund të presim deri në fund të sezonit”.
Ndërkohë, për yllin e skuadrës, Florian Wirtz, Carro ka shtuar: “Unë pres që ai të qëndrojë. Nuk ka asnjë ofertë nga Bayerni. Ata flasin shumë, por nuk është korrekte, duket thjesht si një shfaqje”.