Leverkuseni përmbys Hoffenheimin dhe “prek” titullin
30 mars 2024
| 17:30
U duk sikur Leverkusen po shkonte drejt humbjes së parë sezonale, por nuk ndodh kështu. Ekipi i Xabi Alonsos, përmbysi në fund 2-1 Hoffenheim. Mysafirët “shtangët” pretendentët për titull në minutën e 33-të.
Pas disa pasimesh të bukura të skuadrës së drejtuar nga Matarazzo, Beier finalizoi në mënyrë perfekte, duke ndezur kështu festën e tifozëve që kishin udhëtuar për të ndjekur ndeshjen nga tribunat e BayArena (Leverkusen).
Xhaka me shokë shtuan presionin në pjesën e dytë, duke “flirtuar” disa herë me golin, por pa mundur dot të arrijë te konkretizimi. Leverkusen kryesues ia doli të marrë 3 pikët pas golave të Andrich dhe Schick në fund, me diferencën ndaj Bayern ndjekës që shkon në +13.