Leverkuseni po mendon ta ‘blindojë’ Alonson
11 shtator 2023
| 17:04
Njëri prej sekreteve të Bayer Leverkusenit është pa dyshim bankina.
Trajneri i “Aspirinëve”, Xabi Alonso po e bën mrekullinë në bankinën e ekipit gjerman.
Ish-futbollisti i njohur spanjoll shihet si favorit absolut për ta marrë në dorë ekipin e Carlo Ancelottit që nga vera e vitit 2024, kur të largohet trajneri italian, i cili do të bëhet selektor i Kombëtares së Brazilit.
Mirëpo, Leverkuseni po mundohet ta “blindojë” trajnerin e tij, i cili është çelës i sukseseve.
Alonso për momentin gëzon rrogë mjaft të majme, përfshirë këtu edhe bonuset, një rekord absolut për një trajner në ekipin kuq e zi.
Sidoqoftë, herët ose vonë, ish-futbollisti i Real Madridit, Liverpoolit dhe Bayern Munichut do të përfundojë në “Santiago Bernabeu”.