Leverkuseni shqetësohet për lëndimin e Xhakës
Granit Xhaka e ka shqetësuar jo pak Bayer Leverkusenin.
Ylli kosovar e pësoi një lëndim në nyjën e këmbës në stërvitjen e fundit me ekipin, ndërsa u desh ta ndërpriste atë për të marrë tretman mjekësor.
E mediat gjermane raportojnë se ky lajm i ka bërë të brengosen “Farmaceutikët”.
Magazina “Kicker” raporton se trajneri Xabi Alonso është i shqetësuar me lëndimin e përfaqësuesit zviceran, pak ditë para ndeshjes së parë të vitit 2025 për ekipin Kuqezi.
Më saktësisht, kampioni aktual gjerman do të luajë këtë të premte në Bundesligë me Borussia Dortmundin, ndeshje e vlefshme kjo për xhiron e 16-të të ligës elitare gjermane.
Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit, ndërsa shpejt do të dalin ekzaminimet.
Sidoqoftë, do të jetë e vështirë ta shohim kapitenin Xhaka në fushën e blertë pasnesër.