Leverkuseni synon transferimin e Asensios
30 janar 2024
| 13:41
Bayer Leverkusen ka shprehur interesim për futbollistin e PSG-së, Marco Asensio. Lajmi është bërë i ditur nga “Sky Germany”.
Ky do të ishte një transferim shumë i madh për ekipin gjerman, teksa ditë më para ata afruan në radhët e tyre sulmuesin spanjoll, Borja Iglesias, në formën e huazimit deri në fund të sezonit.
Që nga transferimi i tij me parametra zero nga Reali te PSG-ja verën e kaluar, Asensio ka shënuar tre gola dhe ka asistuar një herë në shtatë ndeshe të Ligue 1, por megjithatë, spanjolli ka humbur 12 ndeshje prej dëmtimit.