Lëviz nudo nëpër shtëpi, aktorja e njohur: Vajzat e mia më kërkojnë që…
19 tetor 2020
| 14:06
Aktorja britanike dhe anëtarja e jurisë së “Britain’s Got Talent”, Amanda Holden, është shprehur së fundmi se dy vajzat e saj bezdisën kur ajo lëviz nudo nëpër shtëpi.
49-vjeçarja ka rrëfyer se Lexi, 14 vjeç, dhe Hollie, 8 vjeç, i kërkojnë shpesh që të veshë diçka, shkruan “Mirror”.
“Mbrëmjen e kaluar, shkova t’i uroja natën e mirë Lexit, e cila bërtiti: ‘Mami! Po flas me video! Pse duhet të jesh gjithmonë lakuriq?’”- u shpreh ajo për një revistë britanike.
Holden foli edhe për ndërhyrjet në fytyrë dhe tha se nëse do të bënte ndonjë, nuk do të tregonte. Gjithashtu kujtojmë se aktorja e njohur është u martua me producentin Chris Hughes në vitin 2008, pesë vite pas njohjes për herë të parë.