Lëvizja BESA përjashton nga të gjitha funksionet partiake deputetin Kastriot Rexhepi

12 nëntor 2021 | 16:40

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA, ka njoftuar se ka përjashtuar nga të gjitha pozitat partiake dhe të qenit anëtar i kësaj partie, deputetin Kastriot Rexhepi, i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë.

Kasami këtë vendim e ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

NJOFTIM PËR OPINIONIN

Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartëpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe aktorja e njohur e Hollyoodit, Paris Hilton, i…