Lëvizja Demokratike – Do të jetë befasia e zgjedhjeve lokale në vjeshtë
Shkruan: Astrit Gashi
Në horizontin politik të Maqedonisë së Veriut, Lëvizja Demokratike po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm, duke ofruar një vizion të ri për qytetarët shqiptarë dhe më gjerë. Me një qasje reformiste dhe një program të qartë për zhvillimin e shoqërisë, kjo lëvizje po sfidon strukturat tradicionale politike dhe po shfaqet si një alternativë e fortë për zgjedhjet lokale, të cilat, edhe pse ende jo zyrtare, me shumë gjasa do të mbahen në javën e dytë të tetorit.
Në qendër të këtij ndryshimi qëndron Izet Mexhiti, një lider me përvojë, i cili refuzon çdo formë diktati politik dhe qëndron i palëkundur në vizionin e tij për një Maqedoni më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Izet Mexhiti është një reformator i cili nuk bën kompromise me interesat personale apo grupore, por punon për ndërtimin e një shoqërie ku qytetari është në qendër të vendimmarrjes dhe jo grupet klienteliste të interesit. Këtë e deshmoj duke qëndruar i vetëm në front, duke i mposhtur ata që abuzuan me pushtetin. Decantralizimi është arma e tij me e fortë që do të ndryshojë jetën e secili qytetarë.
Në secilën qeveri lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është sfidë serioze. Disa prej atyre që thirreshin në emër të popullit e shndërruan atë në një arenë interesash personale! Izet Mexhiti dhe Lëvizja Demokratike erdhen në pushtet me premtimin jo vetëm ndryshim, por angazhohen konkretisht për pastrimin e institucioneve dhe krijimin e një sistemi transparent, ku ligji zbatohet njësoj për të gjithë. Edhe pse në rrethana aktale është shumë e veshtirë të punohet sepse shumë njerzë kanë punuar për interesa të nentokës!
Edhe pse partia maqedonase në pushtet fitoi një pushtet absolut si pasojë e një përfaqësimi jo me drejtë i qeverisë së kaluar, eksponentë të saj jo vetëm që nuk morën besimin e qytetarëve, por disa tashmë i kanë marrë valixhet me destinacion të panjohur! Ata tashmë mund të jenë temë vetëm për studiot televizive si “njerëz të humbur”.
E ardhmja e çdo kombi varet nga të rinjtë këtë e ka kuptuar partia e re reformiste LD. Kryesia dhe anëtarët e rinisë tashmë, përmes projekteve konkrete për arsimin dhe mundësitë e punësimit, po punojnë që çdo i ri të shohë Maqedoninë e Veriut si vend të mundësive dhe jo, si më parë, si vend të kazinove dhe bixhozit.
Izet Mexhiti, zëvendëskryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut dhe lider i Lëvizjes Demokratike, si dhe ministër i Ekologjisë, synon të krijojë kushte më të mira për studentët dhe të rinjtë, duke i ndihmuar ata të qëndrojnë dhe të zhvillohen në vendin e tyre. Investimi në arsim dhe inovacion është një nga prioritetet kryesore të kësaj lëvizjeje, e cila po paralajmëron se secilën fundjavë do të punojnë për një ambient më të pastër për të gjithë, duke u bashkuar të gjithë për qytetin tonë në secilin qytet të vendit, për një ambient më të pastër.
Një tjetër shtyllë e rëndësishme e platformës së Lëvizjes Demokratike është fuqizimi i gruas në shoqëri dhe politikë. Mexhiti ka treguar se mbështet fuqishëm përfshirjen e grave në vendimmarrje dhe krijimin e politikave që garantojnë barazi dhe mbështetje për gratë në të gjitha aspektet e jetës. Ku profesionistët do të bashkojnë forcat me energjinë e rinisë, ku suksesi është i garantuar!
Lëvizja Demokratike, duke parë gabimet e partive të tjera, duhet të angazhohet jo me llafe koti e premtime fushatash, por me punë konkrete për mbrojtjen e vlerave të ushtarëve të UÇK-së, të cilët do të gëzojnë të drejta të barabarta, ashtu si të gjitha komunitetet e tjera! Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht se çfarë gjuhe flasin apo cilit etnitet i përkasin.
Në një kohë kur politika shpesh shihet si një arenë interesash të ngushta, Lëvizja Demokratike duhet të sjell një frymë të re bashkëpunimi dhe përfshirjeje. Në menyrë që ajo të mos jetë vetëm një parti politike, por një lëvizje që i fton të gjithë ata që besojnë në punë, drejtësi dhe përparim të bashkohen ne ekipen fituse.
Në vitin e zgjedhjeve lokale, Lëvizja Demokratike dhe Izet Mexhiti po dëshmojnë se janë forca e ndryshimit që qytetarët e kanë pritur prej kohësh. Dhe nëse trendi aktual vazhdon, kjo lëvizje jo vetëm që do të jetë një befasi e zgjedhjeve, por mund të jetë edhe forca që do të formësojë të ardhmen politike të Maqedonisë së Veriut.
Në vendet kyçe të vendimmarrjes, Lëvizja Demokratike po instalon ekspertë të fushave përkatëse, të cilët do të lartësojnë emrin e tyre jo me epitete si “shefi” apo “baba”, por me punë ekipore dhe projekte të suksesshme, ku çdo individ do të jetë një lider i vërtetë në fushën e tij, ndërsa suksesi do të jetë i të gjithëve!
Në të kundërt, qytetari nuk njeh “shefa” dhe “baballarë” imagjinarë, por i dënon me votë secilin që bëhet “sheik” me taksa te tij!
Se si kanë punar partit të tjera si gjithëhere populli i vlerson me votë. Vetem ai e ka forcë të i godasë pamshirshem secilin që abuzon me pushtetit dhe sakrificën e popullit.
Politika është një betejë e veshtirë ku duhesh të kesh ushtarë të mirë për të fituar betejat. Në të kundert ajo të ndeshkon fort dhe atehere kur ti medon se je i pamposhtur!”.