Lëvizja e Manajt ‘çmend’ UEFA-n, shikoni vlerësimin e shqiptarit për ndeshjen me Islandën
12 shtator 2019
| 15:14
Shqipëria po bie gjithnjë e më shumë në sytë e UEFA-s, dhe diçka të tillë organizmi më i lartë evropian për klube, nuk ngurron t’ia shfaqë publikut.
Pas finteve të Keidi Bares në ndeshjen ndaj Francës, faqja zyrtare e Evropianit 2020 në “Facebook”, ka publikuar pasimin me takë të Rei Manajt, që solli golin e Elseid Hysajt në takimin ndaj Islandës.
Pasimi i Manajt është zgjedhur si lëvizja më e bukur e ditës kur Shqipëria, por edhe kombëtare të tjera luanin në të njëjtën kohë. Më poshtë, video e publikuar nga faqja e UEFA-s.
https://www.facebook.com/UEFAEURO/videos/472790593305056/?t=1