“Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve…” shpërndahet edhe në Prizren
Përpos në redaksinë e gazetës “Epoka e re”, librarinë “Dukagjini”, “Artini” dhe “Buzuku” në Prishtinë, të interesuarit librin “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1991” nga sot mund ta gjejnë edhe në librarinë “Altera”, afër “Abi Çarshia”, në Prizren.
Libri “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë 1990-1991” është botuar më 2 shkurt 1990, në 30-vjetorin e fillimit të aksionit të pajtimit të gjaqeve. Kjo monografi është shkruar nga publicisti Lulëzim Etemaj, i cili ka qenë një nga pesë nismëtarët e pajtimit të gjaqeve.
Libri është botuar nën përkujdesjen e shkëlqyer të shtëpisë së njohur botuese “Armagedoni”.
“Është një mirënjohje dhe falënderim imi publik për të gjithë ata që na i hapën jo vetëm dyert e kullave e të shtëpive, por edhe të zemrës. Ata iu përgjigjen pozitivisht ftesës për pajtim, hoqën dorë nga gjakmarrja dhe çfarëdo hakmarrje tjetër në interes të Kosovës”, ka deklaruar këto ditë për media autori i librit, Etemaj.
Së shpejti libri do ta shpërndahet edhe në libraritë e tjera të Prishtinës, por edhe të Prizrenit, Ferizajt, Pejës, Istogut, Gjakovës, Skenderajt, Drenasit, Mitrovicës, Klinës, Besianës, Tetovës, Gostivarit, Tiranës…