Lëvizja kombëtare në trevën e Kastriotit dhe Fushë-Kosovës gjatë shekullit të fundit

20 dhjetor 2022 | 18:04

Shkruan: Naser Grajçevci

Qëndresa dhe sakrifica e popullit shqiptar në mbrojtje të trojeve të veta ishte në vazhdimësi dhe e pandalshme.

Kastrioti dhe Fushë Kosova kanë dhënë nje kontribut të shenuar ne kuader te perpjekjeve gjithekombtare per liri dhe pavarsi.

Duke ju referuar vetem veprimtarive nga fillimit deri ne fund te shekullit 20 kontributi i ketyre trevave  ishte pjese e pa ndashme e perpjekjeve shekullore te shqiptarve per liri dhe pavarsi.

Kundershtim i reformave te Tanzimatit, lufta per pavarsi 1910-1912, Levizja Kacake e Kosoves, kundershtimi i reformes agrare te Mbretris Serbo-Kroate Sllovene perms te ciles synohej kolonizimi i Kosoven, lufta antifashiste, kundershtimi i aksionit te UDB per mbledhjen e armeve, demostratat e vitit 1968, demostratat e vitit 1981 dhe lufta e UCK jane vetem disa nga nyjet e nje litari te pa shkeputur te perpjekjeve kombetare ku banoret e Fushe Kosoves dhe Kastriotit perms pjesmarrjes se tyre ne forma te ndryshme u bene pjese e pa ndashme e historise se levizjeve per liri dhe pavarsi.

Konferenca e Versajes ku fuqite e medha perfundimisht njohen aneksimin e Kosoves nga Serbia shenon kthesen me tragjike ne historine e kombit tone.

Mes dy luftrave boterore, Levizja kaqake e Kosoves e prire nga Azem Galica e me pas nga Shote Galica pati nje ndikim te madhe edhe ne trevat e Fushe Kosoves dhe Kastriotit banoret e te cilave dhan kontribut qofte me logjistike, qofte me luftetare ne çetat kaçake.

Gjatë luftës së dytë botërore shume patriot nga Fushe Kosova e Kastrioti u rreshtuan ne anen e drejte te historise me besimin se, pas fitores mbi fashizmin do të realizohej liria dhe se do të zbatoheshin vendimet e Konferencës së Bujanit 1943/44 për çlirim nacional e për vetëvendosje.                                                                                                                        

Edhe pas tradhëtisë jugosllave ndaj vendimeve të Konferencës së Bujanit 1943/44, edhe pas kryengritjes së Drenicës 1945, edhe pas procesit të Prizrenit 1945, dhe pas dhunës dhe gjenocidit të regjimit të ri jugosllav, atdhetarët e këtyre trevave kanë vepruar e kanë luftuar në kuadër të LNDSH-s si: Azem Jashanica-Bellaqevci, Ramiz Qyqalla, Salih Kolludra, Abdyl Henci, Avdurrahman Gërguri, Bafti Topi Zogiani, Zog Simnica, Ismail Sllamniku, Sadri Prestreshi, Ramadan Dan Berisha,Nezir Xhemnica, Abdullah Pllana, Idriz Sheqa, Ismail Kodra, Kurtesh Berisha, Ajet e Salih Mjekiqi, Hasan e Raif Jashanica,Hamdi e Ramë Gashi e shume te tjere ndaj te cilve kerkojme falje ne pa mundesi qe te gjitheve te ju permendim emrat.

Secila gjenerate e Fushe Kosoves dhe Kastriotit ka lene gjurmet e veta te pa shlyera ne kontributin kombetar per lirine e Kosoves dhe me gjere.

Aksioni famkeq i UDB-së i mbledhjes se armeve qe si qellim kryesor kishte shpernguljen e shqiptarve per Turqi dhe zbrazjen e Kosoves hasi ne nje kundershtim te forte te kesaj populate. Kjo periudhe e rende e popullit tone nxori edhe udheheqesin e vet Adem Demaqi i cili do ta sfidoje sistemin policer serb duke u mbajtur ne burg padrejtesishte mbi 28 vite. Bashkeveprimtari i Adem Demaqit dhe i rezistences ne kete periudhe nga keto treva shquhet veprimtari, mesuesi, shkrimtari dhe vizionarin Fazli Grajçevci i cili u vra mizorisht ne qelit e burgut nga UDB.

Demonstratat e vitit 1968 dhe sidomos demonstratat gjithe popullore te vitit 1981 nxoren ne siperfaqe te rinje dhe te reja, burra dhe gra te ketij rrafshi te cilet do shenohen me pietet ne altarin e kontributit kombetar per clirimin e Kosoves.

Puntoret e Mihjes se Bardhit te Madhe, Mirashit dhe Termocentraleve Kosova A si dhe te shume ndermarrjeve tjera qe kishin lokacion ne keto dy komuna u ngriten pa asnje frige ne mbrojtje te kerkesave gjithe popullore per Kosoven Republike. Rinia studentore dhe ajo e shkollave te mesme po ashtu.

Grupi i te rinjeve “Kosova ne Levizje” me pas “Kosova e Re’ qe veproi gjate viteve 1981-1984 te cilet arriten te botonin edhe gazeten e permuajshme “PERPJEKJA” e vetmja gazet ilegale qe botohej ate kohe ne Kosove ne krye me Naser Grajcevci, Akile Dedinca, Salih Konjusha, Zijadin Bajcinca, Suzana Basha, Halit Berisha, Nexhmedin Gerguri, Bujar Zogijani, Sanije Bullatovci dhe shume te tjere u ben nje adrese frymezimi e angazhimi te dhjetra e qindar te rinjeve dhe te rejave ne rezistencen gjithe popullore per Kosoven Republike.

Ky aktivitet ishte bere shqetsues per UDB jugosllave e cila me ndihmen e disa bashkepuntorve dekonspiroi dhe zbuloi keta te rinje te cilet i denuan me dhjetra vite ne kazimatet serbe.

Edhe pas lirimit nga burgu, aktiviteti nuk u ndal, krahas vazhdimit te studimeve shumica, ne nje forme apo tjeter ishin bartes te aktiviteteve per jetsimin e vullnetit te popullit per Kosoven Republike.

Levizja me e madhe politike e shqiptarve te Kosoves e cila u pasua nga Levizja e pajtimit te gjaqeve, e perfaqesuar nga shkrimtari i kritikes letrare Dr.Ibrahim Rugova qe kundershtoi regjimin serb ne menyre paqesore permes krijimit te institucioneve paralele gjate viteve 1990-1996 dha nje kontribut te pa mohueshem ne nderkombtarizimin e kerkesave te Kosoves per liri dhe pavarsi, dhe i dha gjithe legjitimitetin e veprimeve mbrojtese te ekzistences sone kolektive qe do te pasonin.

Dalja ne skene e UCK  si rezultat i terrorit serb qe po ushtrohej ndaj popullit te Kosoves dhe pasuris se saj, sakrifica e pa shembullt e komandantit legjendar te UCK Adem Jashari dhe gjithe familjes se tij, gjeti mbeshtetjen e gjere te popullit te Fushe Kosoves dhe Kastriotit duke u radhitur ne pese togje ushtarake ate te Bardhit te Madh te prire nga komandanti Isak Qolli, , Togu i Grabocit te prire nga komandanti Abedin Sogojeva-Dini, Togu i Hades me komandant Imer Grajcevci,, Togu i Hamidis me komandant Bajram Kelmendi dhe Togu i Grabovcit te Eperm dhe Shipitulles me komandant Fehmi Mjekiqi,  Ketu nuk mund te anashkalojme edhe shume luftetare nga keto treva qe heroikisht luftuan ne fronte lufte ane e kend Kosoves si Ymer Shala, Enver Ademi, Xhafer Gashi, Naser Sekiraqa, Xhevdet Qeriqi, Blerim Sahiti, Arsim Zogjani etj.

Falangat serbe duke mos pasur kurajo te ndeshen ne frontin e luftes iu versulen popullates se pa mbrojtur dhe te pa armatosur ne qytete.  M asakrat ne Fushe Kosove perbejne ekzemplarin me reprezentativ te gjenocidit serb se si nje shtet qe pretendonte sovranitet mbi nje populate, me polici, ushtri dhe njesi paramilitare u versul mbi kete populate te pa mbrojtur duke vrare e masakruar ne shtepite e tyr mbi 174 femije, gra, e pleq dhe me pas duke i djegur te gjalle per te humbur gjurmet e krimit.

Fushe Kosova dhe Kastrioti dhane edhe deshmore e heronje ne luften e UCK per liri si Agron Ismet Rama se bashku me 9 antare te familjes Rama, Arsim dhe Hysen Zogijani, Avni Klinaku, Avdullah Cerkezi,  Daut Pllana, Ferid Curri, Ymer Shala, Hamdi Krasniqi, Naser Sekiraca dhe  Lutfi Krasniqi,

Sot, pas 23 viteve, ende jemi ne nje udhekryq ku tangohet e kaluara jone krenare me sfidat e permbylljes se kapitullit te shtetformesis dhe lirise sone.

Cdo kush duhet marre mesime nga e kaluara dhe pervoja nga kombet e perparuara se beteja  ne paqe eshte po aq e veshtire sa edhe lufta ne front. Ne hecjen tone perpara nuk mund te harrojme te kaluaren, ate duhet ta mesojme mire dhe nga ajo te nxerrim mesime qe do te na ndihmojne ne formulimin e strategjive dhe politikave tona shtetformuese, Drejtuesit tane politike qe nga shpallja e pavarsis e kendej nuk guxojne te bejne experimente aq me pake me frytet e perpjekjeve shekullore te brezave. Kosova duhet te behet qe te behet Shqiperia, cdo devijim nga kjo rruge si dje ashtu edhe sot tejkalon cfardo justifikimi per gabimet e bera…

Duke respektuar karakterin e ketij tubimi dhe kohen e cmuar te pjesmarresve, po e permbylli ket fjale timen me nje thenje te presidenti Amerikan Abraham Lincoln “Kur lapsin e kap injoranti, pushken krimineli, pushtetin trradhetari vendi kthehet ne nje xhungel  ku s’mund te jetojn njerzit”.

AKADEMI FALENDERIMI

Sot me date 20/12/2022, në komunën e Kastriotit nen patronatin e kryetarit të komunës, Xhafer Gashi, të organizuar nga OJQ “LEVIZJA” u mbajt Akademi Falënderimi dhe perkujtimi në shenjë të 40-vjetorit të unifikimit të grupeve patriotike nën një ombrell të vetme “LEVIZJA POPULLORE E KOSOVES”

(Autori para të pranishmëve ka paraqitë këtë referet, në këtë akademi).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër sukses i madh për Kosovën. Xhudistja e Kombëtares…