Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi nismën ligjore për peticione

11 qershor 2020 | 14:56

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Kuvendin e Kosovës nismën ligjore për peticione.

“Vullneti kolektiv dhe kërkesat e qytetarëve të shprehura përmes peticionit janë një e drejtë politike dhe kushtetuese që i japin kuptim demokracisë dhe e mbrojnë atë nga shpërdoruesit dhe mohuesit e saj”.

“Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje është element esencial për demokracitë kudo dhe sidomos në Kosovë. Projektligji i proceduar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje përcakton ligjërisht për herë të parë në Kosovë rolin dhe rëndësinë e peticioneve, mënyrën, përmbajtjen dhe efektet e tyre.”, është bërë me dije në njoftimin e LV-së.

Sipas kësaj partie, një ligj i tillë i ka munguar Kosovës kaherë.

“Në një kohë kur vullneti i shprehur edhe përmes zgjedhjeve zhvleftësohet, kur demokracia përkeqësohet, kur hendeku midis institucioneve dhe qytetarëve thellohet, bëhet edhe më i domosdoshëm krijimi i mundësive ligjore për qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre dhe që të bëhen pjesë e marrjes së vendimeve në jetën politike e institucionale”, theksohet në njoftimin e LV-së.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri pretendon se nuk ka favorit…