Lëvizja Vetëvendosje e hapur për Vjosa Osmanin

21 qershor 2020 | 16:33

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mbrëmë me 70 vota për, ka vendosur për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesinë në këtë pari.

Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa që anëtarët e kësaj partie të votojnë për largim të kryeparlamentares Vjosa Osmani nga këto dy pozita udhëheqëse në LDK.

Por, Vjosa Osmani duket se i ka dyert e hapura për t’iu bashkangjitur Lëvizjes Vetëvendosje, me kreun e së cilës kishte deklaruar se edhe “zogjtë e malit” e dinë se kanë qëndrime të përbashkëta.

Haki Abazi nga Vetëvendosje, derisa largimin e Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse brenda LDK-së e ka quajtur akt të turpshëm, ka thënë se kjo parti është e hapur për të gjithë ata që duan krijimin e një shteti demokratik me transparencë të plotë dhe llogaridhënie.

“Në parim, ajo ka mbështetur programin qeverisës, i cili është votuar më 6 tetor dhe qëndrimi i saj parimor ndaj këtij premtimi që është bërë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje edhe nga ajo si udhëheqëse e listës së LDK-së është në fakt një e mirëseardhur në diskursin publik politik të vendit, sepse është për herë të parë kjo gjeneratë e përfaqësuar nga Kurti në LV dhe deri tani për LDK-në nga Vjosa Osmani që premtimet u jepen qytetarëve mbahen gjatë gjithë kohës dhe provohen të mbahen deri në masën që është e mundur, bile edhe me një shtytje për të tejkaluar. Sa i përket derës së hapur (për ardhjen e Vjosa Osmanit në LV), mendoj se Lëvizja Vetëvendosje e ka vërtetuar që është e hapur për të gjithë ata që mendojnë që mund të bashkëngjiten procesit drejt realizimit shtet-ndërtimit dhe krijimit të një shteti demokratik me transparencë dhe llogaridhënie. Mirëpo, mendoj që zonja Osmani ka detyrë e obligim dhe përgjegjësi ashtu edhe siç u deklarua edhe vetë mbrëmë pas këtij akti të turpshëm të votimit kundër saj që të udhëheqë anën e djathtë të politikës në Kosovë, atë që pretendon e lidhur përbrenda idesë së Lidhjes Demokratike si parti shtet-formuese, por me koncept ideologjik të djathë”, ka thënë Abazi për “Kosovapress”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e parë e stinës së verës do të vijojë…