Lëvizja Vetëvendosje hap dyert për bashkatdhetarët
14 gusht 2018
| 11:27
Lëvizja Vetëvendosje ka hapur dyert e zyrave qendrore të saj në Prishtinë për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë.
Dyert e kësaj lëvizje do të jenë të hapur deri në orën 18:00.
Gjatë kësaj dite me dyer të hapura, kryetari Albin Kurti bashkë me deputetë, anëtarë të Kryesisë dhe aktivistë të Lëvizjes, do të presin bashkatdhetarët për të diskutuar me ta mbi problemet dhe hallet e tyre, si dhe mbi situatën politike dhe ekonomike në Kosovë.
/Epoka e re/