Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e deputetëve të arrestuar
Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e shtatë deputetëve të saj, të arrestuar një ditë më parë për gjuajte të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Vetëvendosjes, deputetët që u arrestuan dhe u larguan dhunshëm nga salla e Kuvendin ende po vazhdojnë të mbahen në paraburgim vetëm pse u vunë në mbrojtje të republikës.
“Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve: Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla”, është thënë në komunikatën e Vetëvendosjes.
Komunikata e plotë e Lëvizjes Vetëvendosje:
Dje, në seancën për demarkacionin me Malin e Zi, u arrestuan 7 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët protestuan brenda Kuvendit kundër kësaj marrëveshje që ia fali 8 200 hektarë Malit të Zi dhe ia zgjati jetën kësaj qeverie për pak kohë.
Ky arrestim i deputetëve të Lëvizjes erdhi me urdhër të kryepolicit Kadri Veseli për të liruar sallën e Kuvendit të Republikës që dje kishte për qëllim faljen e territorit, legjitimin e tradhtisë së Thaçit, e të gjitha këto me ndihmën e kryeministrit Haradinaj.
Deputetë që u arrestuan dhe u larguan dhunshëm nga salla e Kuvendin ende po vazhdojnë të mbahen në paraburgim vetëm pse u vunë në mbrojtje të Republikës. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetëve: Arbërie Nagavci, Drita Millaku, Fitore Pacolli, Liburn Aliu, Valon Ramadani, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla.