Lëvizja Vetëvendosje mban zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë
Në përputhje me statutin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i LV-së ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2019.
“Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve nga publikimi i këtij njoftimi. Në secilën Qendër të Lëvizjes Vetëvendosje janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm”.
“Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje”, është thënë në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
/Epoka e re/