Lëvizja Vetëvendosje na ofendoi tri herë. Ja rastet

26 prill 2020 | 08:17

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, Hysni Gucati, tha në T7 se ndaj Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, do të procedohet padi të hënën për shkak të deklaratave të tij. Gjithashtu, Gucati tha se Gashi bashkëpunon me Serbinë dhe Rusinë.

“Gashi bashkëpunon me Serbinë dhe Rusinë. Unë pres që padia t’i bëhet ditën e hënë në gjykatë kundër Gashit. E ftoj edhe prokurorinë të veprojë”, është shprehur Gucati.

Gucati tha se OVL UÇK-në, Lëvizja Vetëvendosje e ofendoi tri herë.

“Neve si organizatë tri herë na ka ofenduar Lëvizja Vetëvendosje. Rasti i parë ka qenë me nanën e dëshmorëve të familjes Haradinaj, nën Rukë. Rasti i dytë sulmi ndaj motrës sonë të cilën e quajti lavire. Rasti i tretë ishin deklarata te Gashit”, ka thënë Gucati.

Gashi dje në Frontal të T7 ka thënë se UÇK-ja bëri krime lufte ndaj 1 000 civilëve serbë. Deklaratë kjo që shkaktoi shumë reagime.

Ndërsa dje shefi i tij, Albin Kurti, e liroi nga detyra duke thënë se edhe ky vetë nuk pajtohet me disa deklarata të tij. Megjithatë, Kurti nuk tha se nuk pajtohet me deklaratat e Gashit të cilat i bëri dje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti i shenjtë i Mekës është fotografuar i zbrazur derisa…