Lëvizja Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme

20 shtator 2020 | 14:46

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur zgjedhjet e brendshme të përgjithshme. Nga 20 shtatori, secili anëtar i kësaj Lëvizje, dhe kurdo që është anëtarësuar, do të ketë të drejtë për të votuar e për t’u kandiduar.

“Zgjedhjet do të jenë të drejtpërdrejta, të lira e demokratike. Në fund të këtij procesi do të kemi struktura edhe më të fuqishme ashtu siç e kemi edhe mbështetjen e jashtëzakonshme të qytetarëve.
Në 30 qendra të Lëvizjes në Kosovë e 13 qendra në mërgatë, anëtarët e Lëvizjes do të kenë mundësi që përmes parimit ‘një anëtar, një votë’ të zgjedhin kryesitë e kryetarët e pikave nëpër lagje e fshatra, të propozojnë kandidatët që vlerësojnë më së shumti apo edhe të vetpropozohen”, është bërë me dije në njoftimin për media të LV-së.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se të gjithë anëtarët do të kontaktohen për të marrë pjesë në zgjedhje. “Ju që mbështetni Lëvizjen, por nuk jeni anëtarësuar ende, vizitoni zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën tuaj dhe anëtarësohuni që të bëheni pjesë e këtij procesi demokratik. Lëvizja fton të gjithë anëtarët që të bashkohen në këtë proces zgjedhor. Bashkë në organizim – bashkë në drejtim!”, është theksuar në njoftimin për media të LV-së.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari Special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard…