Lëvizja Vetëvendosje: Tuzi, shembulli që duhet ndjekur

04 mars 2019 | 13:25

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar subjektet politike shqiptare të bashkuara rreth koalicionit të përbashkët dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, për fitoren e rëndësishme të ditës së djeshme në Tuz.

“Ne shpresojmë që vetëqeverisja në komunën e Tuzit do të përmirësojë jetën dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Tuzit, duke bërë që shqiptarët të rrisin mundësitë për veten dhe familjet e tyre në trevat e tyre historike, pa pasur nevojë për të kërkuar një jetë më të mirë larg vendlindjes. Fitorja e mbrëmshme e koalicionit të subjekteve politike shqiptare në Tuz shpërndau rreze gëzimi e shprese tek të gjithë shqiptarët gjithandej. Ishte hera e parë që partitë shqiptare dolën me një listë të përbashkët, sepse nevojat dhe interesat e shqiptarëve janë të njëjta e të përbashkëta. Bashkimi mundësoi fitoren, ashtu siç pritej dhe siç duhej të ndodhte”, është thënë në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pau Gasol, i cili para dy ditësh prishi kontratën me…