Lëvizja Vetëvendosje vlerëson bashkëpunimin me FES-in
29 gusht 2023
| 15:31
Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim drejtorin aktual të FES-it në Kosovë, Rene Schlee, i cili ishte i shoqëruar nga Peter Hurrelbrink, që pritet ta zëvendësojë Schleen në këtë pozitë.
Sipas njoftimit të LV-së, në këtë takim u diskutua rreth bashkëpunimit që LV-ja kishte gjatë viteve të fundit me Schleen, ku edhe shprehen një falënderim të veçantë për punën e tij, njëherazi duke i uruar sukses të mëtutjeshëm në angazhimet e tij të reja.
“Dhe, duke i uruar mirëseardhje në Kosovë z. Hurrelbrink, ndamë bindjen e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit përmes FES-it, të cilën organizatë e kemi edhe partner socialdemokrat”, ka njoftuar LV-ja.