Lewa me lajm të mirë për tifozët: Zemra më thotë se nuk është koha e duhur për t’u tërhequr
03 qershor 2024
| 11:35
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, ka dhënë lajmin e mirë për tifozët e tij.
35-vjeçari ka siguruar se për momentin nuk po e shqyrton idenë për t’u tërhequr nga futbolli.
“Duhet të ndjej diçka për të marrë një vendim të tillë. Zemra ime duhet të më thotë se është koha. Unë po ndihem shumë mirë”, ka thënë Lewa.
Me 82 gola ndërkombëtarë, Lewandowski është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Poloninë.