Lewandowski: Do të doja që Messi të ishte i sinqertë për ‘Topin e Artë’

07 dhjetor 2021 | 12:18

Robert Lewandowski u rendit i dytë në garë për “Topin e Artë 2021”, me Leo Messin duke e fituar atë çmim.

Sulmuesi polak e ka zbuluar zhgënjimin që nuk doli i pari. Lewandowski ndërkohë e fitoi çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit.

“Jam i zhgënjyer, s’mund ta mohoj. Nuk mund të them se isha i lumtur. E kam një ndjenjë zhgënjimi. Të jesh kaq afër, të garoj me Messin, natyrisht e respektoj se si luan dhe çfarë ka arritur. Thjesht fakti që arrita të garoj me të, tregon nivelin qe isha në gjendje ta arrija”, ka deklaruar Lewandowski.

“Nuk jam entuziast për të marrë çmimin për vitin 2020. Dua që ajo (deklarata e Messit për ‘Topin e Artë 2020’) të ishte e sinqertë nga një lojtar i madh dhe jo vetëm fjalë boshe”, ka shtuar Lewandowski

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se aktiviteti i njohur i…