
Lewandowski: Do të doja të luaja me Messin para se të pensionohesha
Robert Lewandowski ka folur në lidhje me Leo Messi. Messi ka kontratë me PSG deri në vitin 2023, dhe rinovimi ende nuk ka ndodhur.
U përhapën zëra për një rikthim të mundshëm të yllit argjentinas në “Camp Nou”.
Lidhur me këtë ka folur së fundmi edhe Lewandowski duke thënë që do donte të luante me të para se të pensionohet.
“Dëshironi të luani me Leon para se të pensionoheni? Nuk varet nga unë. Sigurisht, shohim që tani luan më shumë si ‘playmaker’, ndoshta shënon më pak gola dhe më shumë pasime për shokët e skuadrës edhe pse vazhdon t’i shënojë. Por krahasuar me herët e tjera, tashmë ai është futbollisti që çdo sulmues do të ëndërronte të luante përkrah tij”, tha polaku në intervistën e tij në ‘Mundo Deportivo’
Mbetet të shihet nëse do të realizohet ëndrra e Robert Lewandowskit.