
Lewandowski: Do të shkojmë për fitore edhe në Dortmund
10 prill 2025
| 12:12
Lojtari i ndeshjes sipas UEFA u vlerësua Robert Lewandowski, i cili realizoi dy gola në fitoren që Barcelona e arriti ndaj Borussia Dortmund (4-0). Sulmuesi polak ka thënë se ende nuk po mendojnë për gjysmëfinale, pasi është edhe një ndeshje për tu zhvilluar.
Ai ka paralajmëruar se synojnë fitore edhe në Dortmund. “Mendoj se kemi luajtur mirë, por nuk po mendojmë ende për gjysmëfinalen, është ende një ndeshje për t’u luajtur. Do të shkojmë në Dortmund për të fituar, ky është gjithnjë objektivi ynë. Numrat personal? Jam shumë i kënaqur për këto numra, 99 gola me Barcelonën. Si sulmues duhet të mendosh gjithnjë për të shënuar, por nëse luajmë kështu është më e lehtë”, u shpreh Lewa.