Lewandowski: E mendova largimin nga Bayerni
22 gusht 2018
| 12:59
Robert Lewandowski e ka pranuar se dëshironte të largohej nga Bayern Munchen për faktin se ndihej i nënvlerësuar nga drejtuesit e klubit.
“Në pranverë të gjithë më kritikonin dhe u ndjeva i vetmuar, më dukej se nuk kisha mbrojtje nga klubi. Nuk shënova në disa ndeshje të rëndësishme dhe papritur të gjithë më sulmuan, por asnjë nga drejtuesit e lartë nuk më doli në mbrojtje. Në atë moment më dukej sikur askush nuk më vlerësonte dhe për këtë arsye mendova lamtumirën”, ka thënë Lewandowski për “Sport Bild”.
“Jam kthyer me zemër dhe kam vënë re që tifozët më duan ende. Nuk do t’i krijoj më probleme klubit, kontrata me këshilltarin Zahavi nuk lidhet vetëm me transferimin tim gjetkë”, ka deklaruar sulmuesi polak.