Lewandowski: E meritoja ‘Topin e Artë’ në vitin 2020
Robert Lewandowski ka ende një keqardhje, që nuk e fitoi “Topin e Artë” në vitin 2020. Qendërsulmuesi polak e di se kishte një mundësi të madhe, me suksesin që iu mohua për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila i detyroi organizatorët të mos e jepnin fare çmimin, i cili vitin e ardhshëm i shkoi, mes polemikave, Lionel Messit.
“Së fundi një mik më dërgoi disa statistika. Shënova 100 gola në 85 ndeshje midis 2020 viteve dhe 2021. A duhet ta marr tani ‘Topin e Artë’ 2020? Do të ishte një gjë e mrekullueshme, do ta pranoja çmimin”, tha polaku për “Sport Bild”.
“Ai vit ishte i jashtëzakonshëm për mua, isha në nivelin më të lartë, fituam gjithçka. Nuk do të ndihesha i ofenduar nëse ma japin tani atë që e kam merituar, do të ishte një nder i madh. Nuk jam i zemëruar apo i trishtuar sepse më mungon ky trofe, por ndjenja ime është se në njërin nga ato dy vite duhej ta kisha fituar.
Kush do ta fitojë këtë vit? Është e vështirë të thuhet, sepse Kampionati Evropian dhe ndeshjet e fundit vendimtare të Champions League janë ende përpara. Por, për momentin, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham janë lojtarët më të jashtëzakonshëm në botë për mua”.