Lewandowski: Gjithmonë kam dashur të luajë në La Liga

18 korrik 2022 | 15:39

Sulmuesi Robert Lewandowski ka thënë se vendimi për t’iu bashkuar Barcelonës ishte ajo çka ka dashur gjithmonë. Sulmuesi polak bëri me dije se ka dashur të luajë në La Liga dhe për një ekip të madh.

“Kjo ishte një mundësi për mua personalisht. Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe për një ekip të madh. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ishte shumë e lehtë të vendos për të ardhur te Barça”, ka thënë Lewandowski, i cili shpreson të nis me fitore aventurën e tij tek klubi katalunas.

“Barça është kthyer. Mendoj se mund të ndihmojë skuadrën për ta kthyer në krye të futbollit evropian. Shpresoj që të fillojmë me fitore. Më pëlqen të fitoj trofe dhe ky është një kapitull i ri për mua, me sfida të reja. Unë kam folur tashmë me Xavi dhe i di idetë e tij. Ai ishte një lojtar i madh dhe ka një të ardhme të madhe përpara si trajner”, ka deklaruar Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka…