Lewandowski humb dy ndeshjet kundër PSG-së
31 mars 2021
| 14:03
Lajme aspak të mira për Bayern Munchen. Kampionët në fuqi të Evropës nuk do të kenë në dispozicion sulmuesin më të mirë në botë për momentin ndaj PSG-së, Robert Lewandowski.
Polaku është dëmtuar në gju me Poloninë dhe tashmë ai do të duhet të qëndrojë katër javë jashtë fushave të blerta, sikurse raporton RMC.
Në këtë mënyrë ai humbet dy ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër francezëve të PSG, ekip të cilin Bayerni e mposhti vjet në finale me një gol të Kingsley Coman.