Lewandowski i dhuron fitoren Barcelonës
02 shkurt 2025
| 16:21
Barcelona ka triumfuar 1-0 ndaj Alaves. Për 3 pikët, katalanasve u ka mjaftuar një gol i Robert Lewandowskit, i realizuar në minutën e 60-të.
Ekipi i Flick përfiton në maksimum nga gabimi i Real Madrid dhe shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e 3-të. Tani, distanca me Los Blancos kryesues është vetëm 4 pikë.
La Liga luan sot edhe Valencia-Celta, Osasuna-Sociedad dhe Betis-Bilbao. Këto takime shkojnë në llogari të javës së 22-të.