Lewandowski: I lumtur që po punoj sërish me Flick, ai ka ADN e lojës së Barcelonës

08 gusht 2024 | 13:38

Robert Lewandowski (35 vjeç) shënoi golin e tij të parë këtë (para) sezon kundër Milanit, pastaj kompletoi dopietën personale në barazimin 2-2 të kohës së rregullt. Sulmuesi polak ishte, së bashku me Christensen, ndërkombëtari i parë që iu bashkua dinamikës së Barçës, pas fazës së grupeve të Evropianit. Në dy ndeshjet e para të turneut amerikan nuk e kishte gjetur rrjetën

kundër Manchester City dhe Real Madridit. Nuk iu desh shumë kohë për ta bërë këtë kundër Milanit, kur arriti të mposhte Torrianin me një goditje të shkëlqyer nga buza e zonës. Në pjesën e dytë ai barazoi rezultatin, pasi mori një asistim të shkëlqyer nga Pau Victor. Pas këtyre dy golave dhe me MVP e ndeshjes nën emrin e tij, Lewandowski foli për “Bild”. Aty rishikoi se si po shkojnë javët e para me Flick, dikë që është i lumtur ta takojë sërish: “Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që punoj me të përsëri. Me Hansi mendoj se do të kemi një sezon të mrekullueshëm, do të përfundojmë duke pasur një trofe në duart tona”.

Polaku theksoi se nuk duhet të jenë konformistë, por të kërkojnë gjithmonë më shumë, siç thuhet në filozofinë e klubit blaugrana: “Ne nuk duhet të ndalojmë së sulmuari pas fitores 1-0, por të vazhdojmë të ofrojmë spektakël. Kjo është ADN-ja e këtij klubi. Hansi përshtatet shumë mirë me këtë ADN, përmes lojës së tij sulmuese”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën dy persona kanë vdekur nga goditja e nxehtësisë…