Lewandowski: Ja pse zgjodha Gjermaninë para Italisë  

15 dhjetor 2020 | 11:08

Robert Lewandowski ka zbuluar një prapaskenë interesante rreth së kaluarës së tij.

Polaku i Bayern Munchen është prej vitesh një nga sulmuesit më të mirë në planet. Gjithmonë konstant dhe deciziv në ndeshjet e tij, dhe gola pafund ndaj çdo kundërshtari.

Ishte viti 2010, 32-vjeçari luante me Lech Poznan dhe po bëhej gati të hidhte një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Genoa e kërkoi, Lewa ishte shumë afër kalimit në Serie A, por në fund zgjodhi Borussia Dortmund dhe bëri shumë mirë.

“Në Itali luajnë shumë futbollistë nga Polonia. Kur isha më i ri dhe aktivizohesha me Lech Poznan, mund të zgjidhja midis disa skuadrave për të vazhduar karrierën, përfshirë edhe ato italiane. Isha shumë afër transferimit te Genoa. Vizitova stadiumin dhe qendrën stërvitore të klubit, por unë doja një ekip që luante në Champions League dhe zgjodha Dortmundin. Mendoj se mora një vendim të mirë duke parë se ku kam mbërritur tani”, deklaroi bomberi i njohur polak i Bayern Munchen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri ndër themeluesit e degës së PDK-së në Podujevë, ish-kandidati…