Lewandowski ka vendosur të largohet nga Bayerni

27 prill 2022 | 13:40

Sulmuesi Robert Lewandowski ka vendosur që të vijojë karrierën në një skuadër tjetër në verë. Sipas gazetës gjermane “Bild”, menaxheri i futbollistit, Pini Zahavi, do të takohet në orët e ardhshme me drejtuesit e klubit “bavarez”, siç ishte planifikuar tashmë, për të diskutuar për të ardhmen e polakut.

Synimi është largimi i sulmuesit këtë verë, edhe pse ka edhe një vit kontratë me kampionët e Bundesligës.

Mirëpo kupola drejtuese e Bayernit nuk dëshiron ta lëshojë golashënuesin më të mirë të Bundesligës. Gjithsesi lojtari dëshiron me çdo kusht të nisë një aventurë të re futbolli, pasi mendon se e ka mbyllur ciklin te “bavarezët”.

Përveç kësaj, “Bild” shkruan se Lewa nuk ka marrëdhënie të mira as me bordin, as me trajnerin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës vazhdon të…