Lewandowski kryeson listën e golashënuesve më të mirë

29 dhjetor 2021 | 14:19

Robert Lewandowski për të tretin vit radhazi është shpallur golashënuesi më i mirë.

Pas 54 golave në vitin 2019 dhe 47 golave në vitin 2020, sulmuesi polak ka arritur shifër të jashtëzakonshme prej 69 golave në vitin 2021, duke përfshirë rekordin prej 43 golave në Bundesligë për Bayernin.

Polaku ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos, që 69 gola i kishte shënuar në vitin 2013. Por, prapë mbetet pas Lionel Messit që kishte arritur shifrën e 91 golave në vitin 2012.

Golashënuesit më të mirë në vitin 2021:

1. Robert Lewandowski                   (Bayern, Poloni)               69 gola në 59 ndeshje
2. Kylian Mbappe                             (PSG, Francë)                    51 gola në 67 ndeshje
3. Erling Haaland                              (Dortmund, Norvegji)    49 gola në 51 ndeshje
4. Karim Benzema                            (Real Madrid, Francë)    47 gola në 63 ndeshje
5. Cristiano Ronaldo                        (Juventus/Man Utd, Portugali)   46 gola në 64 ndeshje
6. Lionel Messi                                  (Barcelona/PSG, Argjentinë)       43 gola në 60 ndeshje
7. Dushan Vlahoviç                          (Fiorentina, Serbi)                           41 gola në 56 ndeshje
8. Arthur Cabral                                (Basel)                                                39 gola në 51 ndeshje
9. Mohamed Salah                           (Liverpool, Egjipt)                            39 gola në 57 ndeshje
10. Memphis Depay                         (Lyon/Barcelona, Holandë)            39 gola në 60 ndeshje

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhjet e Vitit të Ri janë sinonim i humorit të…