Lewandowski, lojtari më i ri i Barcelonës

16 korrik 2022 | 08:04

Robert Lewandowski do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, i cili është shprehur se polaku së shpejti do ta nënshkruajë kontratën me blaugranët.

Lewandowski që një kohë ka kërkuar largimin nga Bayerni, dhe destinacioni i ardhshëm i tij do të jetë stadiumi “Camp Nou”.

Marrëveshja e Barcelonës me polakun, ka kohë që ishte arritur, mirëpo pritej ajo me Bayernin.

Ai do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Blaugranët, derisa Bayerni do të përfitojë rreth 50 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas shkarkimit nga pozita e…